Avdullah Hoti rikthen pamjet e marrëveshjes së Washingtonit: Me LDK-në Kosova thellon bashkëpunimin me ShBA’në

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 11:27
Avdullah Hoti rikthen pamjet e marrëveshjes së Washingtonit: Me LDK-në Kosova thellon bashkëpunimin me ShBA’në

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka postuar në faqen e tij në Facebook një video në Shtëpinë e Bardhë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekononike Kosovë-Serbi.

Hoti ka shkruar se me LDK’në, Kosova do të thellojë bashkëpunimin me ShBA’në.

“Me LDK-në, Republika e Kosovës thellon bashkëpunimin dhe kultivon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim ekonomik.

(Kosova Sot Online)