Aleksander Vuçiq: Haradinaj i rrezikshëm, e kemi një përgjigjje për deklaratën e tij për bashkim me Shqipërinë

  • E.K /
  • 19 janar 2021 - 11:23
Aleksander Vuçiq: Haradinaj i rrezikshëm, e kemi një përgjigjje për deklaratën e tij për bashkim me Shqipërinë

“Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte një kërcënim për të gjithë”, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vuçiq tha se për deklaratën e Haradinajt mbi mundësinë e një referendumi për bashkimin të Kosovës me Shqipërinë, Serbia do ta ketë “një përgjigje adekuate”, ndërsa shtoi se “kërcënimet nuk duhet të kthehen me kërcënime”.

“Përgjigja ime është – ju e bëni punën tuaj, çfarëdo që dëshironi, dhe ne do të kemi një përgjigje të mirë dhe adekuate, dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen”, tha Vuçiq.

Ai tha se do të dëshironte të dëgjonte më shumë reagime nga Washingtoni, Brukseli dhe qendrat e tjera të fuqisë në botë lidhur me deklaratën e Haradinajt.

Siç tha ai, “Zoti na ruajt që dikush nga pala jonë të flasë për nodnjë lloj tjetër të bashkimit në Ballkan… jo vetëm që do të na vendosnin sanksione, por ata gati do të na bombardonin”.

Vuçiç tha se Serbia nuk është një “rrjedhë e cekët” në mënyrë që të gjithë ta kalojnë atë me lehtësi.

Ai tha se “Haradinaj është një njeri i rrezikshëm dhe një politikan serioz që lutet të bëhet presidenti i ri i të ashtuquajturës Kosovë”. Vuçiq tha se “nëse ai do të zgjidhej me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë ata do të kishin një qeveri të Kosovës dhe një të ashtuquajtur president që mbron bashkimin me Shqipërinë”.

Vuçiq shtoi se ky është një “fakt politik” dhe kjo është arsyeja pse ai nuk e kuptoi entuziazmin e disa njerëzve në Beograd me një “plejadë të tillë forcash në Prishtinë”.

“Ne e pranojmë atë si një fakt politik dhe gjithmonë do të reagojmë ndaj tij”, shtoi Vuçiq.

(Kosova Sot Online)