Leposaviq: Drejtoi veturën i dehur, godet dy vajza të mitura

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 11:47
Leposaviq: Drejtoi veturën i dehur, godet dy vajza të mitura

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Leposaviq pasi që i njëjti duke drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, dje rreth orës 12:20, i ka goditur dy vajza të mitura.

Sipas policisë, viktimave ju është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar për në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij me tagra vendore në ndikim të alkoolit i ka goditur dy viktima femra kosovare të mitura. Viktimave ju është ofruar tretman mjekësor të cilat më pas janë liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të dërgohet në mbajtje deri në këndellje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)