Franca dhuron pajisje mjekësore për Kosovën

  • 19 January 2021 - 12:20
Franca dhuron pajisje mjekësore për Kosovën

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë sot në pranimin e një donacioni nga Ambasada e Francës në Kosovë.

Ky donacion i pranuar nga Franca do të shërbejë gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.

Me këtë rast, ministri Zemaj, ka falënderuar shtetin e Francës dhe ambasadoret e këtij shteti në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme.

Ai deklaroi se ky donacion do ta lehtësojë punën e personelit shëndetësor në përballje me pandeminë.

“Ky donacion në vlerë të konsiderueshme është shumë domethënës për ne dhe qytetarët dhe është shumë i mirëseardhur. Ky donacion do ta lehtësoje punën  e punëtorëve shëndetësorë në përballje me pandeminë. Donacionet janë stimulim për neve për përballje me kornavirusin në këtë periudhë ku kemi një situatë më të qetë”, shtoi ai.

Donacioni përmban koncentratorë oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetra, termometra dhe rroba mbrojtëse, material i domosdoshëm në përballje me COVID-19.

(Kosova Sot Online)