Ahval: Gangsteri i cili iku në mënyrë misterioze nga Turqia do të ekstradohet përmes Kosovës

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 12:18
Ahval: Gangsteri i cili iku në mënyrë misterioze nga Turqia do të ekstradohet përmes Kosovës

Sedat Peker, një udhëheqës i mafias turke, u arrestua në Maqedoninë e Veriut dhe do të ekstradohet në Turqi përmes Kosovës, njoftoi të hënën gazetari turk, Ahmet Dönmez, raporton Ahval.

Sipas Dönmez, Peker aktualisht mbahet në një stacion policor në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë Veriore. Ai gjithashtu shkruan se Peker u arrestua me kërkesë të Turqisë nga policia maqedonase.

Media lokale e lajmeve maqedonase, Koronos, e përshkroi Peker si një “zot të famshëm të drogës” me banim atje dhe raportoi se ai ishte akuzuar për përpjekjen e tij për t’i kontaktuar trafikantët e drogës në Maqedoninë e Veriut.

Peker kishte disa armiq të dukshëm të nivelit të lartë brenda Turqisë, duke përfshirë Berat Albayrak, dhëndrin e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe Alaatin Cakici, një bos mafie afër Devlet Bahceli, partner i koalicionit me Erdoganin. Ai ishte burgosur më parë gjatë gjykimeve të Ergenekon në vitin 2013 dhe u dënua me kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh, por ai u la i lirë si shumë të pandehur të tjerë muaj më vonë, kur akuzat u shembën.

Gangsteri u largua nga vendi nën një re dyshimesh, shkruan Ahval. Ai kishte hedhur poshtë raportimet se kishte ikur për shkak të problemeve ligjore, duke thënë se u zhvendos në Ballkan për të ndjekur aspiratat e tij të biznesit. Dönmez, gazetari turk, megjithatë pretendon se Peker mund të ketë ikur për shkak të mosmarrëveshjes midis tij dhe Albayrak, i cili kërkoi ta arrestonte, duke e shtyrë atë të emigronte.

Peker është gjithashtu një rival për një kohë të gjatë i Alaatin Cakici, i cili u lirua nga burgu vitin e kaluar si pjesë e një projekt-ligji për amnisti të nënshkruar nga Erdogan për të zvogëluar popullimin e burgjeve gjatë pandemisë së COVID-19. Bahçeli personalisht loboi shumë për lirimin e Cakici sepse e konsideroi atë si hero kombëtar për punën e tij si një sulmues qeveritar që shënjestroi “terroristët armenë dhe kurdë në vitet 1980”.

Në videot e shpërndara nga Kahraman TV, Peker është filmuar duke fyer Cakici në terma personalë.

Ahval është website mediatik i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe që raporton vetëm për Turqinë, që është hapur në vitin 2017. Në shkurt të vitit 2018, Ahval u bllokua nga qeveria turke për përdoruesit në Turqi. 

(Kosova Sot Online)