Joe Biden zgjedh një grua transgjinore si ndihmëssekretare për Shëndetësi

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 15:00
Joe Biden zgjedh një grua transgjinore si ndihmëssekretare për Shëndetësi

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka zgjedhur Sekretaren e Shëndetësisë të Pensilvanisë Rachel Levine të jetë ndihmëssekretarja e tij e Shëndetësisë, duke e lënë atë të jetë zyrtarja e parë federale transgjinore, që konfirmohet nga Senati i SHBA’së.

‘’Dr. Rachel Levine do të sjellë udhëheqjen e qëndrueshme dhe ekspertizën thelbësore që na duhet gjatë kësaj pandemie, pa marrë parasysh kodin, racën, fenë, orientimin seksual, identitetin gjinor ose aftësitë e kufizuara , dhe njëkohësisht për të përmbushur nevojat e shëndetit publik të vendit tonë në këtë moment kritik dhe më gjerë, “tha Biden në një deklaratë.” Ajo është një zgjedhje historike dhe thellësisht e kualifikuar për të ndihmuar në udhëheqjen e përpjekjeve shëndetësore të administratës sonë”.

Levine është presidente e Shoqatës së Zyrtarëve të Shëndetit Shtetëror. Ajo ka shkruar punime të ndryshme në të kaluarën për krizën e opioideve, marihuanën mjekësore, ilaçet për adoleshentët, çrregullimet e të ngrënit dhe për komunitetin LGBTQ.

Biden dhe ekipi i tij i tranzicionit tashmë kanë filluar negociatat me anëtarët e Kongresit, duke promovuar kalimin e shpejtë të planit të presidentit të zgjedhur prej 1.9 trilionë dollarësh për të vendosur nën kontroll koronavirusin, i cili ka marrë jetën 400,000 mijë njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Eksperti më i lartë i qeverisë për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, është zotuar se do të punojë gjithashtu ngushtë me administratën e Biden, shkruan Associated Press, 

(Kosova Sot Online)