Pamje nga vendi ku do të inaugurohet Joe Biden si president

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 13:43
Pamje nga vendi ku do të inaugurohet Joe Biden si president

Shtetet e Bashkuara po bëjnë përgatitjet e fundit para se Joe Biden të betohet si president i SHBA-së.

Ceremonia e inaugurimit të Bidenit si president dhe i nënpresidentes së zgjedhur, Kamala Harris, do të mbahet nën masa të shtuara të sigurisë.

Presidenti në largim, Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Skena ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Joe Bidenit si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Uashington, 19 janar. 

“Fusha e Flamujve” – është vendosur pranë National Mall që gjendet pranë Kongresit amerikanë. Fotografia është bërë më 19 janar, teksa më 20 janar Biden do të betohet si president. 

Më 18 janar, ushtarët morën pjesë në provat për ceremoninë e inaugurimit të Bidenit dhe Harrisit. 

Ndërtesa e Kongresit amerikan bëhet gati për ceremoninë e inaugurimit. 

SHBA-ja rriti masat e sigurisë para inaugurimit të Bidenit. Mbi 25 mijë trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, për të ofruar siguri më 20 janar, kur Biden bën betimin si president. 

Një punëtor vendos flamuj pranë Shtëpisë së Bardhë, teksa po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e inaugurimit. 

(Kosova Sot Online)