Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 13:17
Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin

47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë Elezi.

Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë problemme me ligjin. Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik emrat.

(Kosova Sot Online)