Qeni shtiret duke çaluar si pronari i lënduar, 300 funte fatura e veterinerit

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 10:47
Qeni shtiret duke çaluar si pronari i lënduar, 300 funte fatura e veterinerit

Një qen 9 vjeç ua ka vjedhur zemrat miliona njerëzve pasi u pa në një video duke u shtirur sikur po çalon për t’u sensibilizuar me pronarin e vet, i cili e kishte lënduar këmbën.

Pronari Russell Jones thotë se i shpenzoi 300 funte te veterineri duke i bërë kontrolle qenit të quajtur Billy.

Qeni u kontrollua me rreze X për të parë nëse ka ndonjë lëndim në këmbë, por më vonë u mor vesh se ai thjesht e ka imituar pronarin për shkak të dhembshurisë që ka ndier për të.

Përpos fotografimit me rreze X, pronari i qenit shkoi dy herë të tjera te veterineri për të marrë këshilla dhe i bleu kafshës ilaçe kundër dhimbjes.

Kjo nuk është hera e parë që Billy imiton pronarët. Kur partnerja e Russellit, Michelle, ishte e detyruar të qëndronte vazhdimisht e shtrirë pas zgjatjes së muskujve të shpinës, qeni i tyre e bëntë të njëjtin veprim.

“Billy është shoku im i shpirtit. Ai gjithmonë kujdeset për mua dhe është shumë i lumtur. E kuptuam se çalonte nga dhembshuria (për mua). Më kopjonte”, tha pronari i qenit.

(Kosova Sot Online)