KGJK-ja i kthen përgjigje KQZ-së: Të dhënat për 47 kandidatët e dënuar janë të sakta

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 17:37
KGJK-ja i kthen përgjigje KQZ-së: Të dhënat për 47 kandidatët e dënuar janë të sakta

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.

Media mëson nga burime se KGJK-ja i ka kthyer përgjigje KQZ-së se lista me 47 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë është e saktë.

Ndryshe, pas pak çastesh pritet të rinis mbledhja e KQZ’së, në të cilën pritet të vendoset rreth certifikimit ose jo të 47 kandidatëve për deputetë, në mesin e të cilëve është edhe i nominuari i VV’së për kryeministër, Albin Kurti.

Kurti ka një dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit, e sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese – me të cilin është rrezuar Qeveria e Avdullah Hotit për shkak të një vote të deputetit që ishte i dënuar – kandidatët me dënime të prera nuk duhet të certifikohen.

(Kosova Sot Online)