“A e di si është puna?”, Avdullah Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 13:47
“A e di si është puna?”, Avdullah Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministria në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi morën pjesë në inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit “2 Korriku” në kryqytet.

Gjatë prononcimit për media, Hoti e krahasoi LDK-në me ekipin e tij të preferuar në futboll, Livepoolin.

Hoti tha se ndonëse aktualisht klubi i famshëm anglez nuk po tregon rezultate të mira, ai ka themele të forta.

“A e di si është puna? Liverpooli nuk është ekip i sezoneve të caktuara, është ekip që e ka një shekull. Ka themele të forta”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)