Sjellje skandaloze e ministrit të drejtësisë Selimi kundër Gjykatës Speciale nën ethet e frikës!

Sjellje skandaloze e ministrit të drejtësisë Selimi kundër Gjykatës Speciale nën ethet e frikës!
Sjellje skandaloze e ministrit të drejtësisë Selimi kundër Gjykatës Speciale nën ethet e frikës!

Ragip Guraziu

  • 25 January 2021 - 13:03

Shkruan: Ragip Guraziu

Derisa vetë Ministri i Drejtësisë në detyrë , me sjelljet dhe deklaratat e tij ndërhyn në pavarësinë e Gjykatës Speciale, kjo sjellje e tij na bënë të kuptojmë mjaftueshëm se politika është aq e trembur nga Specialja sa që po të mos ishte nën mbikëqyrjen dhe mbrojtjen ndërkombëtare, shuarja e këtij institucioni të drejtësisë do të kishte ndodhur akoma pa e filluar punën, ose detyrimisht do të ishte dashur t’i nënshtrohet diktatit të krimo-politikës në vend.

-Ministri i drejtësisë hallakatet, dhe ko po shihet nga veprimi i ministrit Selim Selimi, duke ndërhyrë në punën e Gjykatës Speciale. Andaj, ai si duket ka marrë guximin edhe të “këshilloi” këtë gjykatë duke thënë se: kjo mua personalisht më bënë të mendoj që Dhomat e Specializuara kanë veprime politike dhe kanë anime!. Ky është një absurd i madh për mënyrën e sjelljes dhe të deklarimit nga një zyrtar serioz shtetëror. Shtrohet pyetja se si e ku e merr dhe e bazon të drejtën Ministri i Drejtësisë të ndërhyj në punën e Gjykatës Speciale e cila është krijuar pikërisht për shkak të dështimit të drejtësisë së Kosovës për të vepruar në mënyrë të pavarur e të pa anshme, të pa ndikuar nga politika, e tëra e kriminalizuar në Kosovë! Gabimi, i qëllimshëm apo i rastësishëm, është i madh, aq sa është qasje jo profesionale dhe skandaloze, deklarata kritike e ministrit të drejtësisë Selim Selimit, karshi angazhimit të dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale me rastin e arrestimit të të dyshuarave dhe akuzuarave për krime të luftës, sipas të cilit Specialja me procesin e saj ka prodhuar edhe efekte politike.

Si përfaqësues politik dhe drejtues i i një segmenti të rëndësishëm të shtetit , Ministër i Drejtësisë, ai nuk është dashuri të bëjë gabime të tilla sepse tek e fundit është ky shtet që e ka ndërtuar këtë gjykatë, e ka sponsorizuar ligjin ashtu siç ka qenë pikërisht Ministria e drejtësisë, pavarësisht se nga kush është udhëhequr aso kohe. Politika dhe institucionet e shtetit nuk duhet të ndikojnë në asnjë mënyrë në punën e Gjykatës Speciale. Ne duhet të besojmë në drejtësi, sepse ajo është në anën tonë. Ministri sikur nuk i ka peshuar sa duhet fjalët kur ka thënë se lëshimi i deklaratave nga ana e Prokurorisë ka qenë dhe mbetet veprim puro politik. Ajo deklaratë është skandaloze por është fat i mirë që nuk merret shumë seriozisht pasi që Qeveria është e shkarkuar Qeveri në detyrë, dhe tani lëshohen deklarata të tilla për konsum elektoral. Ky ministër na le të kujtojmë se mos vallë është shkolluar apo jo në Kosovë.

Nuk mundë ti japim notë të mirë pasi që duke u sorollat me deklaratën e tij, ka dalë totalisht nga rendi juridike. Ministri nuk di a din mirë për të lexuar e kuptuar në politikë, e të mos flasim për profesionalizmin e tij. Dhomat e Specializuara dihet të kujt janë, janë rezultat i mungesës dhe paaftësisë së udhëheqësve politik të Kosovës, të dështuar në këtë aspekt, për të ndërtuar institucione të besueshme të drejtësisë, profesionale dhe krejtësisht të pa varura, prandaj e kemi mbi kokë këtë Gjykatë, që të tjerët na drejtojnë neve, siç thotë një fjalë e urtë popullore , me dajak tonin, do na rrahin neve, dhe priten ndoshta edhe do dënime marramendëse, derisa të përfundon kjo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".