Ramush Haradinaj: PDK-ja po na ngucë, unë nuk ua kthej pasi krerët nuk i kanë këtu

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 14:57
Ramush Haradinaj: PDK-ja po na ngucë, unë nuk ua kthej pasi krerët nuk i kanë këtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që ka zhvilluar në Prizren, është deklaruar edhe për media.

Me këtë rast ai ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për ndonjë parti, por që tha se PDK-ja po i nguc kohët e fundit.

Kreu i AAK-së tha se ky i fundit nuk do të merret me këtë parti ngase sipas tij krerët e saj nuk gjenden në Kosovë, duke iu referuar dy ish-krerëve të kësaj partie, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. PDK-ja këto ditë po na nguc nga pak”.

“Unë nuk i nguci pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu. Do të kemi rritje. Të dalim e para në zgjedhje pak vështirë”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)