Varianti brazilian i COVID-19 prezent edhe në SHBA

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 10:20
Varianti brazilian i COVID-19 prezent edhe në SHBA

Në SHBA ka mbërritur varianti i ri i koronavirusit i identifikuar në Brazil.

Autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan, Minesota, kanë thënë se varianti i Brazilit është identifikuar te një banor i këtij shteti.

Ky banor së fundmi kishte udhëtuar në Brazil.

“Ky rast thekson pse është kaq e rëndësishme që të kufizohet sa më shumë që është e mundur udhëtimi gjatë pandemisë”, ka thënë epidemiologia shtetërore, Ruth Lynfield.

Presidenti amerikan Joe Biden ka rikthyer ndalimin në udhëtim për shumicën e shtetasve amerikanë që kanë qenë në Britani, Brazil, Irlandë dhe Evropë.

Biden po ashtu ka shtyrë ndalesën për udhëtarët, të cilët kanë qenë së fundmi në Afrikën Jugore, ku është identifikuar një tjetër variant i koronavirusit.

Ndërsa, shkencëtarët britanikë kanë thënë se varianti i identifikuar në Britani, jo vetëm që përhapet më shpejt, por edhe mund të jetë më vdekjeprurës sesa varianti fillestar.

(Kosova Sot Online)