KQZ drejtë dështimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, opsioni i shtyrjës së zgjedhjeve deri në muajin tetor

KQZ drejtë dështimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, opsioni i shtyrjës së zgjedhjeve deri në muajin tetor
KQZ drejtë dështimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, opsioni i shtyrjës së zgjedhjeve deri në muajin tetor

Blerim Burjani

  • 26 January 2021 - 07:37

Shkruan: Blerim Burjani

Presioni i lartë ndaj KQZ-së dhe sidomos SKQZ mundë të sjellë pasoja të konsiderueshme për këto zgjedhje, dhe këto zgjedhje mundë të shtyhen edhe për një kohë ndoshta deri në shtator të këtij viti ose tetor. Situata është mjaftë kritike , sensizitive sepse këto parti belagji po ju bëjnë dëme të mëdha qytetarëve pa dallim. KQZ po shkon drejt bllokimit e kjo është mjaft kompleksive dhe e rrezikshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Rekomandimi i Zyrës së partive të SKQZ është i dëmshëm sepse të gjithë ata që nuk e zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese i nënshtrohen penalizmit , pra bëhen objekt i punës së prokurorisë.

-Duket se KQZ po bllokohet që të mos e kryej punën e vetë. Kosova po shkon drejtë dështimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. VV-ja për shkak se nuk do të certifikohet Albini, AAK për shkak se nuk mundë të fitoj përqindje të synuar dhe është shumë larg. Edhe LDK po ashtu është jo shumë entuziaste që mundë të humbë përqindje te caktuar. PDK-ja është disi më e matur dhe nuk frikësohet për përqindje , derisa NIMSA mundë të mos e kaloj pragun fare.

Pra edhe shtyrja e zgjedhjeve është opsion , pasi KQZ u bllokua nga partitë politike që nuk i duan këto zgjedhje për shumë arsye që kanë. Arsyet publike të tyre tingëllojnë qesharake si ata të AAK-s në KQZ, VV pra ka mollë sherri këtu. Loja me Gjykatën Supreme dhe PZAP-in dhe përmendja e ankesave nuk prodhon asgjë. Pra dihet se çka prodhon. SKQZ është nën presion , kjo po ndodhë fatkeqësisht , KQZ po bllokohet, nëse nuk certifikohen listat e gjysmës së partive garuese, kjo i bije dështim dhe shtyrje të këtyre zgjedhjeve edhe për një kohë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".