FSK vazhdon kërkimin për qytetarin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejt”

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 11:21
FSK vazhdon kërkimin për qytetarin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejt”

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra  të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ), gjatë ditës së djeshme kanë filluar me operacionin  e kërkimit  për gjetjen e trupit të  50 vjeçarit i cili është parë të  hidhet nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë.

Kërkimet nga njësit e zhytësve  të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë  operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për  të vazhduar  sot  që  në orët e hershme të  mëngjesit. Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet  rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar.

“Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit”, njofton FSK.

(Kosova Sot Online)