Ivica Daçiq: SHBA dhe Serbia nuk i “shtynë nën tepihë” mosmarrëveshjet me Kosovën

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 13:00
Ivica Daçiq: SHBA dhe Serbia nuk i “shtynë nën tepihë” mosmarrëveshjet me Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-ve kanë përjetuar një trend të madh pozitiv në vitet e fundit.

Mirëpo, sipas tij, të dyja vendet nuk i “shtynë nën tepihë” disa mosmarrëveshje, veçanërisht rreth Kosovës.

Daçiq tha se Serbia pret që presidenti i ri amerikan Joe Biden dhe administrata e re amerikane të përdorin trendin rritës të marrëdhënieve të ndërsjella dhe, nga ana e tyre, do të vazhdojnë ta pasurojnë atë me lloje të reja të bashkëpunimit.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa e ka uruar sot sekretarn e ri të shtetit amerikan, Antony Blinken është shprehur i gatshëm për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)