Vjosa dhe Bulliqi shijojnë qajin e rusit në Llap

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 14:30
Vjosa dhe Bulliqi shijojnë qajin e rusit në Llap

Ish-anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani dhe Shpejtim Bulliqi janë bërë bashkë në qytetin e Podujevës.

Bulliqi që tashmë është pjesë e Vetëvendosjes dhe Osmani që po garon në listën zgjedhore të kësaj partie, janë takuar në qytetin që konsiderohet si bastioni i LDK’së.

“N’Llap”, ka shkruar Osmani, krahas fotografisë së publikuar me kryetarin e tanishëm të qytetit të Podujevës.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në nëntor të vitit të kaluar, LVV’ja i fitoi zgjedhjet në komunë e Podujevës, dhe Shpejtim Bulliqi u shpall kryetar komune. 

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1919906004838321

(Kosova Sot Online)