Haziri: Ish-strukturat e LDK-së të ndihmuar nga njerëzit që besojnë Demaçin po duan të na rrënojnë

  • A.P /
  • 28 January 2021 - 19:20
Haziri: Ish-strukturat e LDK-së të ndihmuar nga njerëzit që besojnë Demaçin po duan të na rrënojnë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se strukturat që dikur ishin LDK, të ndihmuar nga njerëzit që besojnë Demaçin, po dëshirojnë ta rrënojnë shtëpinë politike të Ibrahim Rugovës.

Ai shpreson që në këto zgjedhje fushata të mos eskalojë dhe të bëhet denigruese e poshtëruese mes subjekteve politike.

“Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin apo politika e njerëzve që Demaçi ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK’së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë. LDK është e madhe”, shkruan Haziri.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se është e kuptueshme të nxehet ambienti politik, por që fushata nuk bën të eskalojë.

“Meqë jemi në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por shpresoj që nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh”, shkruan tutje Haziri.

Sipas tij, si LDK, ata janë mësuar me goditje të ulëta “sepse është Rugovizmi ai i cili u pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK’së”.

(Kosova Sot Online)