Ramiz Lladrovci: Nuk çuditem pse sulmohet Ali Ahmeti, ai është lumë që nuk njeh brigje

  • E.K /
  • 29 January 2021 - 12:02
Ramiz Lladrovci: Nuk çuditem pse sulmohet Ali Ahmeti, ai është lumë që nuk njeh brigje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas debatit mbi kryetarin e BDI’së, Ali Ahmeti dhe kontributin e tij për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Lladrovci ka thënë se e kupton pse sulmohet Ali Ahmeti pasi ata që janë kundër tij nëpër emisione vijnë nga çerdhet që e luftuan Ali Ahmetin.

“Për të qenë edhe më keq, këta gojështhurur, marrin nëpër gojë, personalitetin që krijoi histori për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, për liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin. E kuptoj pse sulmohet Ali Ahmeti, sepse, ata që janë kundër tij në emisione, vijnë nga çerdhet që e luftuan Ali Ahmetin nga Kosova për 20 vjet. Për 20 vjet jo vetëm se e sulmuan në fushata e media nga Kosova, por edhe duke i dhënë mend për realitetin që ai vet e kishte ndërtuar, me gjak e djersë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/ramizlladrovci/posts/2894380820834014

(Kosova Sot Online)