Aksident në Podujevë, lëndohen nëntë persona

  • E.K /
  • 29 January 2021 - 11:59
Aksident në Podujevë, lëndohen nëntë persona

Nëntë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në fshatin Zakutë të komunës së Podujevës.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, teksa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin  e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë  Ahmeti

(Kosova Sot Online)