Vushtrri: Aksident mes tri veturave

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 10:44
 Vushtrri: Aksident mes tri veturave

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në mes të tri veturave në qytetin e Vushtrrisë.

Nga ky aksident lëndime kanë pësuar tre persona.

“Vushtrri, 29.01.2021-07:40.  Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave civile me ngasës tre meshkuj  kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar dy ngasës dhe një pasagjere femër  kosovar e dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor lirohen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në ndërkohë sipas policisë në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 26 aksidente trafiku me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.

(Kosova Sot Online)