Partitë politike kanë kohë deri në ora 16:00 t’i dërgojnë listat e ndryshuara, në ora 17:00 mblidhet KQZ-ja

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 15:34
Partitë politike kanë kohë deri në ora 16:00 t’i dërgojnë listat e ndryshuara, në ora 17:00 mblidhet KQZ-ja

Komisioni Qendror Zgjedhor mban mbledhjen e radhës sot në ora 17:00.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se KQZ’ja ka njoftuar partitë politike se deri në ora 16:00 partitë mund të njoftojnë KQZ-në për ri-renditjen e kandidatëve për deputetë.

“Ju njoftoj se mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të mbahet sot, e shtunë, me fillim në ora 17:00. Në ndërkohë, KQZ, përmes ZRPPC-së, i ka njoftuar subjektet politike, që janë pjesë e Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të PZAP-it, se deri sot në orën 16:00 mund të njoftojnë KQZ-në lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)