
Lexoni edhe:
Nuk respektuan Ligjin për COVID-19, 501 persona gjobiten
Avdullah Hoti e ka komentuar vizitën e djeshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, pasi ka bëtrë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në 24 vjetorin e rënies.
Kryeministri në detyrë tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruesja e detyrës së presidentes nuk duhet ta shfrytëzojnë vizitën në veri për fushatë, që të tregojnë “diçka që nuk është”.
Nuk respektuan Ligjin për COVID-19, 501 persona gjobitenLexoni edhe:
“Unë besoj që disa kauza, disa çështje duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore. Ai është një territor i Kosovës pa asnjë dyshim dhe nuk kontestohet në asnjë formë. Secili ka të drejtë të lëvizë në katër anët e Kosovës, por nuk duhet të përdoret në asnjë moment për fushatë dhe për të tregu gjëra që nuk qëndrojnë dhe nuk ekzistojnë”, tha Hoti.
(Kosova Sot Online)