Prokuroria tregon kur pret t’i përfundojë hetimet, Salih Mustafa nuk merr pjesë në seancë

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 12:13
Prokuroria tregon kur pret t’i përfundojë hetimet, Salih Mustafa nuk merr pjesë në seancë

Ka nisur në Gjykatën Specile konferenca statusore në çështjen e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Vetë Mustafa nuk do të marrë pjesë në këtë seancë paragjyqësore. Këtë e ka konfirmuar në seancë, avokati i tij, Julius Von Bone.

Prokurori Cezar Mihalchuk nga ZPS tha se presin që në mesin e shkurtit ta dorëzojnë dosjen paraprake të hetimin në rastin Mustafa.

“Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fillojmë çështjen më 15 mars 2021”, tha prokurori.

Gjatë kësaj seance pritet që Zyra e Prokurorit të Specializuar të tregojë se a i ka përfunduar ose kur pritet të përfundojë të gjitha hetimet në rastin e Mustafës.

Kjo është seanca e katërt me radhë që po mbahet ndaj Salih Mustafës. Gjatë kësaj seance është paraparë që të diskutohet për rrjedhën e procedurës dhe të mësohet nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka ofruar mbrojtjes të gjitha provat dëshmuese dhe cilat prova kanë mbetur pa u zbuluar.

Në këtë seancë pritet gjithashtu që Zyra e Prokurorit të Specilizuar të tregojë nëse i ka përfunduar hetimet në rastin e Mustafës, apo se kur pritet t’i përfundojë ato.

Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fill0ojmë çështjen më 15 mars 2021″

Salih Mustafa ishte arrestuar në shtator të vitit 2020 nga Policia e EULEX-it dhe që nga ajo datë ai po vazhdon të mbahet në paraburgim. Arrestimi i tij u bë pas konfirmimit të aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që përfshijnë vrasje, tortura e trajtim çnjerëzor. 

(Kosova Sot Online)