Policia sekuestron dy armë në Barilevë

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 10:45
Policia sekuestron dy armë në Barilevë

Në fshatin Barilevë të komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës gjatë një aksioni policor ka sekuestruar dy armë. Kështu kanë bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

Një person i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Barilevë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar : -një revole (tipi zoraki) dhe -një thikë. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3827857487274759

(Kosova Sot Online)