Shami të kuqe pranë shtatoreve të heronjëve, vëllau i heroit Hakif Zejnullahu i reagon ashpër Vetëvendosjes

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 13:26
Shami të kuqe pranë shtatoreve të heronjëve, vëllau i heroit Hakif Zejnullahu i reagon ashpër Vetëvendosjes

Mëngjesin e sotëm në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatoreve të heronjëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha janë vendosur shirita të kuq.

 Bajram Zejnullahu, vëllai i heroit Hakif Zejnullahu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj këtij veprimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo sjellje e këtyre personave është e papranueshme për familjarët e heronjëve dhe bashkëluftëtarët e tyre. Heronjët mbesin dhe janë ata të cilët me kontributin e tyre sot edhe e festojmë lirinë.”, ka shkruar ai.

Zejnullahu ka thënë që ky veprim asocon me kohën e komunizmit dhe çdo keqpërdorim me heronjtë dhe shtatoret e tyre është i papranueshëm dhe duhet të dënohet. 

“Shiritat e kuq më shumë na kujtojnë kohën e komunizmit dikur, kur të njejtit njerëz me brohoritje e pritnin Titon rrugëve me duartrokitje.”, ka shkruar Zejnullahu.

Lëvizja Vetëvendosje nga e marta ka filluar vendosjen e shiritave të kuq nëpër qytetet e Kosovës.

(Kosova Sot Online)