‘T’lutna boll mo.. Sami nuk je veç ti në këtë mbledhje’, përplasje mes anëtarëve të VV’së dhe kryetares së KQZ’së

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 12:07
‘T’lutna boll mo.. Sami nuk je veç ti në këtë mbledhje’, përplasje mes anëtarëve të VV’së dhe kryetares së KQZ’së

Mbledhja e radhës e KQZ-së, e mbajtur të shtunën, sikur ato të kaluarat është përcjellur me diskutime të ashpra ndërmjet anëtarëve.

Derisa anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alim Rama i drejtohet kryetares së Komisionit, Valdete Dakës se je bërë palë, ajo i thotë “T’lutna boll mo”.

Anëtari i AAK’së në KQZ, Ibrahim Selmanaj derisa thotë se po bëhet shkelje në këtë mbledhje si rezistenca për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Supreme, anëtari i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi i thotë se “Gabim e ki, gabim e ki”.

“Nujk është e vërtet”, i thotë Kurteshi, derisa pengohet nga kryetarja e Komisionit.

“T’lutna Sami nuk je veç ti në këtë mbledhje”, i thotë Daka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje ku u diskutuan disa rekomandime të QNR’së. 

(Kosova Sot Online)