Në Prishtinë digjet një shtëpi

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 08:06
Në Prishtinë digjet një shtëpi

Një shtëpi në Prishtinë është kapluar nga zjarri në këto orë të vona të natës.

Shtëpia e cila po digjet është në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lexues të medias ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes, ku thonë se zjarri është i madh dhe nuk po arrin të ndalet për më shumë se 40 minuta.

Deri tani nuk dihet se a ka të lënduar apo se ka mbetur dikush brenda.

(Kosova Sot Online)