Marrëveshja finale me Serbinë, pa shtet serb në shtetin e Kosovës, reciprocitet në të drejtat politike të pakicave andej këndej kufirit

Faik Krasniqi

  • 08 February 2021 - 07:44

Shkruan: Faik Krasniqi

Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Të njëjtin Asociacion ta kenë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore. Çdo të drejtë që kanë serbët këtu ta kenë edhe shqiptarët atje. Në asnjë mënyrë nuk bënë të pranohet diçka më shumë për serbët e Kosovës, as në këmbim të njohjes nga Serbia, sepse do të ishte kancer i brendshëm i shtetit të Kosovës.

-Serbinë e njohim që nuk lufton për asgjë. Sidomos në luftë diplomatike kur është në pyetje interesi i Serbisë. Kurse ne shqiptaret jemi të dobët në këtë aspekt. Për kërkesat absurde të Serbisë faji është yni, respektivisht i Hashim Thaçit dhe i të gjithë ata që e mbështetën gjatë dialogut të pa krye.

Kjo është fatura që po e paguajmë. Nuk më çuditë mbështetja e Francës ndaj Serbisë dhe kërkesave të saj. Franca historikisht ka qenë mbështetëse e Serbisë. Klasa politike e Kosovës në bisedime me Serbinë duhet të jetë unike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".