Lumir Abdixhiku poston fotografi me vajzën: Po kalojmë kohë pa u pa

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 11:02
Lumir Abdixhiku poston fotografi me vajzën: Po kalojmë kohë pa u pa

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar një fotografi me vajzën e tij, teksa shton se po kalojnë kohë pa u parë.

Ai njofton se do të zhvillojë vizitë në Llap, duke vënë në pah faktin se kohëve të fundit ka pak kohë për familje. E gjithë kjo për shkak të angazhimeve në fushatën elektorale.

Postimi i tij i plotë:

Po kalojmë kohë pa u pa. Si çdo ditë, ndamë rrugët me mëngjes. Rozi për në park me trotinet, e unë për në Llap.

Deri në mëngjesin tjetër.

(Kosova Sot Online)