Partitë politike shkelin të gjitha ligjet në vrap pas votave, pasojat e pandemisë i faturohen pas zgjedhjeve

Blerim Burjani

  • 08 February 2021 - 07:35

Shkruan: Blerim Burjani

Kjo qasje është e pa pranueshme , absurde dhe e pa diskutueshme. Këto sjellje janë të rrezikshme për qytetarët, për familjarët e vjetër. Njëherë të gjithë po merren me atë se a mundë të fitojnë, prandaj nuk kanë kohë të merren me problemet shëndetësore dhe me analizën pse e kemi përsëri rritjen e numrit të sëmurëve me covid.

-Në këtë kohë fushate, me sjelljen e partive politike në kushte të pandemisë covid-19, po duket sikur të mos ketë fare rend dhe ligj, sikur nuk ka prokurori apo gjyqësi. Po duket sikur të mos ketë fare as inspektorat. Veprimet e partive politike janë plotësisht të pa matura.

Nuk janë fare të interesuara se çfarë do të ndodhë më vonë. Askujt prej tyre nuk i intereson se çfarë pasojash mundë të ketë ditët në vijim. Të gjithë ia kanë mësy pushtetit me çka kanë dhe me çka munden. Nuk ka pardon , marre e as nuk mendojnë hiq se çfarë pasojash mundë të ketë për pasojat eventuale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".