Lipjan: Aksident i rëndë më të të lënduar

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 13:47
Lipjan: Aksident i rëndë më të të lënduar

Një aksident ndërmjet dy automjeteve ka ndodhur pak më parë në Qylagë të Lipjanit, raporton një lexues i medias nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar edhe kolonë, ndërsa policia ka arritur në vendin e ngjarjes.

Nga ky aksident ka edhe të lënduar.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, gjithashtu kërkohet vëmendje e shtuar për shkak të kushteve atmosferike.

(Kosova Sot Online)