Ky është shteti evropian që ndalon rreptësisht birësimin: Fëmijët abuzoheshin dhe qeveria ishte në djeni

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 08:30
Ky është shteti evropian që ndalon rreptësisht birësimin: Fëmijët abuzoheshin dhe qeveria ishte në djeni

Holanda ka ndaluar rreptësisht të gjitha birësimet nga jashtë, pasi një hetim zyrtar ka zbuluar shumë abuzime.

Hetimi në fjalë, u përqendrua në birësimin e fëmijëve nga Bangladeshi, Brazili, Kolumbia, Indonezia dhe Sri Lanka nga viti 1967 deri në vitin 1998.

Ndërkohë, ministri për Mbrojtjen Lokale Sandër Dekker, tha se qeveritë holandeze kishin dështuar për vite me radhë për të ndërhyrë.

Abuzimet përfshinin detyrimin ose pagesën e nënave për të lënë fëmijët. Komiteti hetimor zbuloi se zyrtarët e qeverisë holandeze ishin të vetëdijshëm për çfarë po ndodhte dhe se disa ishin të përfshirë në abuzime, megjithëse nuk u gjetën prova të ryshfetit.

Dekker tha se zyrtarët kishin dështuar, ndërsa theksoi se:

Qeveria nuk ka bërë atë që duhet. Duhet të kishte marrë një rol më aktiv në parandalimin e abuzimit.

(Kosova Sot Online)