Shefi i Zyrës së BE’së: Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 10:52
Shefi i Zyrës së BE’së: Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit

Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX nuk pritet të ndodhë para pjesës së dytë të vitit.

Ambasadori Szunyog në një intervistë për Këshillin e Investitorëve Evropian është shprehur se Bashkimi Evropian është donatori më i madh i programit COVAX .

Ai ka thënë se përshkak të kërkesave të mëdha furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX nuk pritet të ndodhë para pjesës së dytë të vitit 2021.

“Që të dyja, qeveria e Kosovës dhe BE janë duke bërë më të mirën për të siguruar vaksina sa më parë që është e mundur. Për shembull, përmes programit lehtësues të quajtur COVAX Kosova do të marr falas vaksina për 20% të popullatës. Kosova i ka ndjekur procedurat siç duhet, si do qoftë, për shkak të kërkesave të mëdha, furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit. BE është donatori më i madh i programit COVAX, që është një instrumentë globale e menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë (OBSH) Për më tepër përmes kësaj instrumente BE ka për qëllim të siguroj furnizim më të shpejt për këtë rajon. Në dhjetor 2020 BE ka ndarë 70 milione euro shtesë për të blerë vaksina të cilat më pas do të shperndahen bazuar në numrin total të popullsisë”, ka thënë Szunyog.

(Kosova Sot Online)