Plagosja në Dardani, policia jep detajet e fundit

  • E.K /
  • 10 shkurt 2021 - 09:23
Plagosja në Dardani, policia jep detajet e fundit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen që ka ndodhur dje në lagjen Dardania.

Sipas policisë rasti  ka ndodhur rreth orës 12:27.

Policia njofton se viktima është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“VRASJE NË TENTATIVË Rr. Xhemajl Mustafa, Prishtinë 09.02.2021-12:27. Raportohet se është plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Sipas konstatimit të mjekëve viktima është i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)