Lexoni edhe:
Të verbuarit e politikës nga lakmia për pozitën e presidentit, për kryeministër e deputet, po shkelin mbi ligjin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarit!
Shkruan: Dardan Grapci
Në këtë problem politik që e ka kapluar Kosovën, lidhur me ndikimin në KQZ dhe kryetaren Valdete Daka, do ishte mirë që mos të fajësohen vetëm Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, por të denoncohet komplet treshja e plotë e përbashkët, edhe Isa Mustafa i cili po sillet si komunist , ashtu siç është sjellë në kohën e komunizmit të vërtetë. Prandaj sa i përket urrejtës që po kanë partitë politike në vend kundër Valdete Dakës është e pavend, dhe mendoj që kanë gabuar duke e sulmuar non-stop KQZ-në emër të Valdete znj. Daka e duke mos u përmendur fare figurat kryesore që e mbajnë nën kontroll atë.
-Kryetarja e KQZ-s Valdete Daka nuk eshte se po planifikon dhe paralajmëron të largohet nga KQZ-ja shkaku gabimeve që i ka bërë gjatë mandatit të saj, por nga presionet partiake dhe mediale, prandaj nëse e shikojmë hollësisht situatën, asnjë kryetar i KQZ-s që nga paslufta nuk ka punuar siç duhet të ndodhë, por çdo kryetar i KQZ-s ka qene i infiltruar politikisht për interesa të ndonjë partie apo grupi deputetësh. Edhe më përpara kemi hasur në manipulime të votave, sidomos nga aktorët të dhunshëm ndaj qytetarëve ku edhe i blinin votat ose i plotësonin flet-votimet vetë, kështu që sipas mendimit Valdete Daka deri më sot, përkundër gabimeve, ka punuar më mirë se sa ish kryetarët e mëparshëm të KQZ-s.
Ajo kryesorja që duhet të ceket është se Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani nuk ka kurrfarë kompetencash për shkarkimin apo largimin e Valdete Daka-s nga KQZ-ja si kryetare, për shkak se Vjosa Osmani duket që tashmë e ka lexuar mirë Kushtetutën e Kosovës, dhe e ka të qartë se si rrjedhin procedurat, kush e propozon dhe kush e dekreton kryetaren e KQZ-së, por edhe kush duhet ta inicion procedurën eventuale të shkarkimit. Në fakt Vjosa Osmani që nga momenti kur ka hyrë në një listë me LVV-në, vetëm formalisht është në detyrën e U.D. e Presidentit, sepse thuajse që nga marrja e kësaj pozite dhe angazhimi në politikë, në garën zgjedhore, ka bërë që të jetë shumë e kujdesshme në manovrat politike, që të mos bije ndesh kundër ligjit dhe kundër kushtetutës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".