Ish-këshilltari: Shtyrja e konferencës për Thaçin e të tjerët është bërë me qëllim nga Specialja shkaku i zgjedhjeve

  • E.K /
  • 10 shkurt 2021 - 10:31
Ish-këshilltari: Shtyrja e konferencës për Thaçin e të tjerët është bërë me qëllim nga Specialja shkaku i zgjedhjeve

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj shtyrjen e konferencës për Thaçin dhe të tjerët e lidh me datën e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Behramaj ka shkruar se Gjykata Speciale po druhet se prezenca e tyre para zgjedhjeve do të ndikojë tek votuesit.

“Me publikimin e njoftimit për ngritjen e aktakuzës ende pa u konfirmuar, Gjykata Speciale bëri gjeopolitikë. Me shtyrjen e paraqitjes së tyre para Gjyqtarit të Procedurës, sepse jemi në prag të ditës së zgjedhjeve, Gjykata Speciale bëri kalkulim politik. Po i frikësohen paraqitjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe në Dhomat Speciale në Hagë. Po druhen që prezenca mediale njëditore e tyre ndikon te votuesit dhe ua prishë atyre skenarin politik, që po mundohen ta jetësojnë në emër të drejtësisë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10159020516051670

(Kosova Sot Online)