Veliu: Unë kam qenë Kryetar shembullor në krahasim me Bulliqin

  • A.P /
  • 10 February 2021 - 17:18
 Veliu: Unë kam qenë Kryetar shembullor në krahasim me Bulliqin

Pas pamjeve të publikuara  ku shihet kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, duke e sulmuar një punonjës komunal, ka reaguar Agim Veliu që udhëhoqi këtë komunë për disa mandate.

Veliu tha se punonjësin e komunës e njeh personalisht dhe ai është punëtor shembullor, ndërsa Bulliqin e ka quajtur të pa-edukuar që sipas tij ka eskaluar në dhunë fizike.

“Shpejtim Bulliqi përveç arogancës linçmeve e shantazheve që po i bën ndaj punonjësve të institucioneve komunale, si duket ka eskaluar dhe ka fillu ta përdorë dhunën fizike. Përdorimi i dhunës është vepër penale dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare”, tha Veliu.

Ai tha se veprimi i Bulliqit është i papranueshëm për të dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Z.Bulliqi është i njohur për gënjeshtra e shtrëmbërime, informacionet dje ishin për mua të besueshme sepse është fjala për një punëtor të komunës shumëvjeçar. Unë e njoh personalisht qytetarin dhe është një prej punëtorëve shembullorë që nuk ka pasur nevojë me i dhënë qortim, është i qetë dhe i edukuar. Më ka befasuar shumë dhe sot u vërtetu edhe në pamje që me të vërtetë ka ndodh ajo që ka ndodh”, shtoi Veliu.

“Për mua është tepër e pakuptueshme me ndodh diçka e tillë në QKMF në Podujevë, Bulliqi është i papërmbajtur, i paedukuar, është larg kulturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbet i pa edukuar”, tha më tej Veliu.

“Ai në prezencën e idologut të vet ka thënë se ata që janë të padëgjueshëm mund t’ju jepet nga një bisht sakice”, vazhdoi Veliu.

(Kosova Sot Online)