Kjo është gjendja e kandidatit të AAK’së që bëri aksident mbrëmë

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 10:28
Kjo është gjendja e kandidatit të AAK’së që bëri aksident mbrëmë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj është deklaruar pas aksidentit ku u lënduan tetë persona.

Tolaj ka konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, si dhe që nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë në këtë aksident.

“Duke pas parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, u’a bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë.  Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme”, ka shkruar Tolaj.

Këtë aksident e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, e ku si pasojë 8 persona kanë mbetur të lënduar.

“Rr. Luan Haradinaj , Deçan 10.02.2021- 20:10. Raportohet për një aksident trafiku ne mes të dy veturave ku lëndime trupore kanë pësuar shtatë meshkuj dhe një femër  kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, njëri nga ta është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët  janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë. 

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=465368954840552&id=102960761081375

(Kosova Sot Online)