Burri 56 vjeçar vret dy fëmijët dhe veten derisa po fliste në telefon me gruan

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 10:41
Burri 56 vjeçar vret dy fëmijët dhe veten derisa po fliste në telefon me gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur 56 vjeçari David Kaser, ka mbytur dy fëmijët e tij adoleshentë, Flarissa Kaser 19 vjeçe dhe Crystal ‘Grey’Kaser 14 vjeç.

Hetuesit policor bëj të ditur se David krimin ndaj fëmijëve të vet e kreu derisa po fliste me gruan e tij në telefon.

Pas kësaj mbyti edhe vetën pasi që i tha gruas së tij “ A po të pëlqen kjo”.

Zyrtarët policor kanë bërë të ditur se i dinë arsyet e këtyre vrasjeve makabre por se nuk do t’i ndajnë me publikun, raporton Daily Mail. Ky incident vjen në më pak se dy javë kur ndodhi një vrasje e trefishtë në po këtë qytet.

Phillip Daniel Stephen Ross, 31 vjeçar kishte qëlluar për vdekje dy vajzat e tij dhe nënën e tyre.

(Kosova Sot Online)