Aksident mes 70 makinave

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 18:02
Aksident mes 70 makinave

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në një aksident ku u përfshinë 70 makina, në qytetin Fort Uorth në Teksas, SHBA.

Sipas policisë lokale aksidenti tragjik dhe masiv ndodhi për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në orët e para të mëngjesit të së enjtes. 

Për shkak të temperaturave të ulëta, segmente të tëra rrugore ishin mbuluar me ngrica të enjten në mëngjes.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.

Për shkak të aksidentit tragjik, autostrada I-35 u bllokua në të dy drejtimet, për të mundësuar pastrimin e rrugës.

(Kosova Sot Online)