Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 20:33
Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si  pasojë e aksidentit janë  lënduar dy persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai shtoi se me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal.

(Kosova Sot Online)