Temperatura ekstreme në Evropë, bora dhe ngricat kanë shkaktuar probleme në shumë shtete

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 09:57
Temperatura ekstreme në Evropë, bora dhe ngricat kanë shkaktuar probleme në shumë shtete

Shumë shtete evropiane janë të mbuluara nga dëbora dhe janë duke përjetuar një dimër të acartë me temperature ekstreme.

Përveç bukurisë së bardhësisë, ngricat, dëbora por edhe përmbytjet kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim dhe jo vetëm.

Pranvera duket se ka ardhur herët në Greqi, me temperatura të larta por kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë.

Në ditët e ardhshme, shteti fqinj do të bashkohet me pjesën tjetër të Evropës duke u përfshirë nga i ftohti e ku në Athinë priten edhe reshje dëbore.

Paralajmërimet për mot të ftohtë dhe prezencë akulli janë ende në fuqi për pjesën më të madhe të veriut të Francës duke u këshilluar të kihet kujdes në lëvizje.

Agjencia meteorologjike franceze tha se në shumë zona pritej 5-15 cm dëborë kryesisht gjatë ditës së premte dhe të shtunë.

Më tej në jug, reshjet kanë vijuar në formën e shiut duke shkaktuar edhe përmbytje.

Autoritete në Gjermani bëjnë me dije se ky muaj ka qenë muaji më i ftohtë që nga shkurti i 2012.

Një ditë më parë Britania regjistroi temperaturën më të ulët në 26 vjet pas një vale të acartë të motit siberian që vjen nga Rusia.

Temperatura në fshatin Braemar ra në minus 23 gradë, temperatura më e ulët e regjistruar që nga 1995 dhe temperatura më e ulët e shkurtit në Britani që nga viti 1955 kur Winston Churchill ishte ende kryeministër.

Stuhia ‘Darcy’ po ashtu ka shkaktuar probleme të shumta të Britani të Madhe.

Gjatë kësaj fundjave pritet që temperaturat e ulëta dëbora dhe ngrica të vijojnë edhe në Holandë, Danimarkë, Ceki, e të tjera shtetet evropiane.

(Kosova Sot Online)