AAK në Istog: Komisionerët e AAK’së nuk janë lejuar në vendvotimin në Burgun e Dubravës

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 11:19
AAK në Istog: Komisionerët e AAK’së nuk janë lejuar në vendvotimin në Burgun e Dubravës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega ne Istog ka kërkuar nga KQZ që të ndërhyjë menjëherë në qendrën e votimit në Burgun e Dubravës, ku sipas tyre nuk janë lejuar komisionerët e saj të jenë prezent.

Ata kanë kërkuar tutje që të mos numërohet asnjë votë dhe të mos vazhdohet puna  pa hyrjen e komisionerëve të tyre.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës dega ne Istog kërkon nga KQZ qe menjeherë te nderhyjë ne Vendvotimin ne Burgun e Dubravës ku pa ndonje arsye dhe pa asnje informate aty nuk janë lejuar Komisionerët e AAK-së, kërkojmë qe asnjë votë dhe asnje proces te mos vazhdoj pa hyrjen e komisionerëve tanë në këtë vendvotim.

(Kosova Sot Online)