Familjari i Jakup Krasniqit tregon se a ka votuar ai nga Haga

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 14:16
Familjari i Jakup Krasniqit tregon se a ka votuar ai nga Haga

Gazetari ka realizuar një lidhje direkte me Arian Krasniqin, nipin e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë.

Krasniqi është pyetur nëse e di se a e ka ushtruar të drejtën për të votuar axha i tij nga Haga, por siç ka thënë s’është ne dijeni.

“Për besë, pardje kom biseduar me bacin Jakup, por nuk e di se a ka votu. Unë ende s’kam votuar. E drejta qytetare për të votuar është mirë të ushtrohet. Ta dërgojmë votën dhe zërin tonë në Kuvend. Të shpresojmë se do të shkojë gjithcka siç ka filluar mirë”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)