Kjo është komuna me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 11:00

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 14:04
Kjo është komuna me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 11:00

Komuna me pjesëmarrjen më të lartë në votime deri në orën 11:00 të paradites, sipas faqes zyrtare të KQZ-së, është Zveçani me 33,22% të atyre që dolën për të votuar.

Gjithashtu, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë një pjesëmarrje të lartë me 22.73 dhe 19.59 përqind, përkatësisht.

Pjesëmarrja në Kosovë në përgjithësi është më e ulët aktualisht sesa në zgjedhjet e kaluara, ndoshta për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të borës në pjesën më të madhe të Kosovës.

KQZ njoftoi se gjithsej 8.34% e votuesve dolën deri në orën 11:00. 

(Kosova Sot Online)