(E përditësuar) Ky është linku ku mund ta ndiqni live numrin e votuesve nëpër krejt Kosovën

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 15:51
(E përditësuar) Ky është linku ku mund ta ndiqni live numrin e votuesve nëpër krejt Kosovën

Sipas të dhënave të KQZ’së, që po gjenerohen vazhdimisht, deri në këto momente kanë votuar 32.24 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas këtyre të dhënave, deri tash, kanë votuar 553.407 veta. Përditësimet e fundit janë KËTU.

Këto të dhëna tregojnë se numri me i madh i qytetarëve që kanë dalë të votojnë është në komunat me shumicë serbe. Ndërkaq, përqindje më e vogël e votuesve është regjistruar në komunat si Dragashi, Gjakova, Skenderaj.

Ora 13:19 – Sipas KQZ-së, vetëm 8.30 për qind ose 145.650 votues nga numri i përgjithshëm 1 milion e 794 mijë e 862, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, jehona e votuesve deri në orën 11:00 ishte 174 mijë e 669 votues ose 9.64 për qind.

“Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Nuk ka raportime për incidente të cilat mund të dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve. Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019 kishin votuar 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë”, ka thënë Daka.

Numri i votuesve live

(Kosova Sot Online)