Në komunat veriore mbi 80 për qind të daljes në votime

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 19:37
Në komunat veriore mbi 80 për qind të daljes në votime

Në komunat veriore ka pasur dalje masive të votuesve, ku sipas të dhënave të KQZ’së në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok kanë votuar mbi 80 përqind të votuesve me të drejtë vote.

Në uebfaqen eKQZ’së ku përditësohen të dhënat në kohë reale, në Leposaviq kanë votuar 85,47 për qind, në Zveqan 81,47 për qind,në Zubin Potok, 81,58 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 68,60 për qind.

(Kosova Sot Online)