Pas Biden, Vuçiq merr një letër edhe nga Macron: Ia përmend marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

  • G.G /
  • 16 February 2021 - 10:36
Pas Biden, Vuçiq merr një letër edhe nga Macron: Ia përmend marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, i dërgoi një mesazh urimi Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për Ditën e Pavarësisë së Serbisë.

Macron tregon se gjatë vizitës së tij në Beograd më 15 dhe 16 korrik 2019, ai arriti të shihte se sa Franca është e pranishme në zemrat e serbëve.

Po ashtu, në letrën e tij ai përmendi edhe marrëveshjen me Kosovën.

“Sikurse që kemi folur në Paris, unë mbetem i përcaktuar për të mbështetur përpjekjet në lidhje me dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen ndërmjetësuese evropiane, që synim ka arritjen e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse e cila do t’i kontribuonte stabilitetin të përgjithshëm në rajon”, thuhet në letrën e Macron.

Ai është i bindur se realizimi i projektit të metrosë në Beograd, si një simbol i bashkëpunimit, do të bëjë të mundur tërheqjen e investimeve të tjera franceze.

(Kosova Sot Online)